Në UBT u mbajt aktiviteti “NASA Sapce Apps Challenge 2017”

03/05/2017

Në kampusin e UBT-së, në Prizren, u mbajt aktiviteti “NASA Space Apps Challenge 2017”, me qëllim të zhvillimit të ideve duke përdorur informatat publike, dhe në të njëjtën kohë, për të hartuar zgjidhje inovative për sfidat dhe të arriturat globale. Kështu, përgjatë dy ditëve, studentët dhe të rinjtë e Prizrenit bashkëbiseduan dhe u munduan të zhvillojnë zgjidhjet e tyre, duke përdorur kodin e hapur, si dhe duke përdorur vizualizimin e të dhënave, harduerët, kodimin, dizajnin etj.


 Përveç kësaj, gjatë këtij aktiviteti u bë edhe një prezantim nga përfaqësuesit e Astronatus Outreach, për studentët, inxhinierët, programerët, dizajnerët, artistët, sipërmarrësit dhe të ftuarit tjerë t, që morën pjesë në këtë organizim.


Aktiviteti 
“NASA Space Apps Challenge 2017”, ka për objektiv kryesor të gjenerojë zgjidhje me “burim të hapur”, që do të përmirësojnë misionet hulumtuese në hapësirë, por edhe të përmirësojnë jetën e njerëzve në Tokë.