Erhard Busek, nesër viziton UBT-në

02/05/2017

Diplomati i mirënjohur evropian, dr. Erhard Busek, të mërkurën, më 3 maj, do ta vizitojë UBT-në, ku do të jetë pjesëmarrës në konferencën “A dream only –  Or the only way ahead for Kosovo?”, në të cilën do të trajtohen aspektet e bashkëpunimit të ndërsjellë mes aspektit rë etikës, ekonomisë, politikës, arsimit, hulumtimit dhe shëndetit.


Konferenca “A dream only –  Or the only way ahead for Kosovo?”, fillon në ora 15:30 në sallën P2.

 

Në këtë konferencë, fjalimi i dr Busek do të përqendrohet në përcaktimin e shtyllave kryesore që mund ta mbajnë një bashkëpunim mes fushave të ndryshme, në atë se si mund ta ndikohet politka nga ekonomia, në dobi të zhvillimit të përgjithshëm të një shteti, pastaj në rolin e etikës në arsim dhe hulumtim, duke i përkrahur me shembujt më të mirë praktikë.

 

Erhard Busek lindi më 25 mars të vitit 1941, në Vjenë të Austrisë.

Busek filloi karrierën e tij profesionale në vitin 1964 dhe prej atij viti mbajti poste të ndryshme politike në nivel komunal e shtetëror në Austri.

Në fillim të vitit 2000, Busek u emërua Përfaqësues Special i Qeverisë Austriake për Zgjerimin e BE-së dhe shërbeu në atë pozitë deri në dhjetor 2001.

 

AGENDA

16:00 – Opening – Prof.Dr. Edmond Hajrizi

16:10 KEY NOTE SPEECH Dr. Erhard BUSEK

Representatives of institutions and local & international organisations will present

ideas, findings and international best practice examples in the areas of:

16:20  HIGHER EDUCATION and Education & Research: Strategies to reach EU standards of quality?

Ethic frameworks anchoring international standards.

16:40  HEALTH: Cooperation potentials between the public and private sector? EU standards in

education for health professionals allowing for corresponding standards in the health service provision.

16:50 Kosovo on the way to the EUROPEAN INTEGRATION PROCESS: Challenges, potentials?