UBT u ofron mundësi për punë praktike studentëve të vet

02/05/2017

Arta Jusaj është studente e UBT-së, e cila aktualisht po i ndjek studimet në nivelin bachelor, në Fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, në drejtimin Rrjeta dhe Telekom.

 

Deri më tani, ajo ka treguar rezultate të shkëlqyera, ndërkohë që aftësitë dhe shkathtësitë e saj janë treguar në vijimësi  gjatë aktivitetit studimor dhe shkencor, falë të cilave Jusaj ka filluar internship-in në departamentin për përgatitjen, administrimin dhe menaxhimin e projekteve.

 

Në këtë kontekst, duke folur për mundësinë e dhënë nga UBT-ja, ajo tha se falë mundësive dhe njohurive studimore, kërkimore dhe shkencore, që i ka marrë nga UBT, ka arritur të jetë një studente e shkëlqyer.


“Objektivi im primar është që me njohuritë dhe eksperiencën e fituar në UBT, të arrij sukses në profesionin tim, jo vetëm brenda Republikës së Kosovës, por edhe me gjerë”, theksoi ajo, teksa i këshilloi edhe studentët tjerë që të bëhen pjesë e UBT-së, nëse duan të krijojnë karrierë të suksesshme.

 

Në këtë pozicion, studentja Jusaj është duke treguar një performancë të jashtëzakonshme, e cila flet për një shkallë të lartë të mundësisë së studentëve të UBT-së për të kryer praktikë dhe më vonë edhe t’u punësuar.