Në UBT, të martën diskutohet për migrimin, të ftuar janë ekspertë të BE-së

01/05/2017

Për nder të Ditës së Evropës, për disa ditë me radhë, UBT do të organizojë aktivitetin e titulluar: “Ditët  Evropiane në UBT”, në kuadër të së cilit, të martën, më 2 maj, do të mbahet një diskutim me studentë, ku do të trajtohet tema e migrimit, duke e vënë fokusin në parandalimin e migrimit të parregullt.


Ky organizim do të fillojë nga ora 14:00, në objektin e UBT-së, në Prishtinë, ku referues do të jenë ekspertët e BE-së, Peter Schreiner dhe Katy Verzelen.


Aktiviteti “Ditët  Evropiane në UBT”, do të filloj me 2 maj dhe do të zgjas  deri me 9 maj 2017.