UBT hap aplikimin për programin e përbashkët të studimeve master në Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja (#PoSIG), për vitin akademik 2017-2018
13/04/2017Këtë vit, studentët e UBT-së kanë mundësi të aplikojnë në Universitetin e Salzburgut, në Austri, si rezultat i krijimit të programit të përbashkët të studimeve për nivelin master, në Shkenca Politike – Integrimi dhe Qeverisja (#PoSIG), për vitin akademik 2017-2018.
Programi master #PoSIG është i akredituar nga Agjencia Austriake e Sigurimit të Cilësisë dhe Akreditimit.
Përmes këtij programi, studentëve të UBT-së u ofrohet mundësi unike e studimit në institucionet më prestigjioze evropiane të arsimit të lartë, siç janë: Universiteti i Salzburgut, në Austri, Universiteti i Pavias, në Itali, Universiteti i Lubljanës, në Slloveni etj.
PoSIG ofron një program studimor që ndërthur përvojat më të mira të partnerëve nga Bashkimi Evropian dhe Ballkani Perëndimor, sipas standardeve evropiane të arsimit të lartë.
Formën e plotë të aplikimit e gjeni në: http://euro-ps.org/apply-now-for-posig/
Për më shumë vizitoni http://euro-ps.org/
Afati i fundit për aplikimi është 21 maj 2017.