Muja ligjëron në Corvinus Business School të Hungarisë
13/04/2017Drejtori për Çështje Akademike i UBT-së, Armend Muja ka qëndruar si ligjërues vizitor në Corvinus Business School, në Hungari, në kuadër të marrëveshjes së mobilitetit, që UBT e ka me këtë institucion arsimor hungarez.
Gjatë kohës sa ka qëndruar atje, Muja ka ligjëruar mbi Sistemet e Inovacionit, Menaxhimin Strategjik dhe Ndërmarrësinë, në Fakultetin e Ekonomisë dhe Menaxhmentit.
Angazhimi i ligjëruesve të UBT-së në Corvinus Business School, ka ardhur falë marrëveshjes së mbështetur nga Bashkimi Evropian, për shkëmbim të mësimdhënësve ndërmjet këtyre dy institucioneve.