Studentët e SHKI-së vizituan kompaninë Gjirafa
13/04/2017Studentët e Fakultetit të Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, vizituan kompaninë “Gjirafa”, me ç’rast u pritën nga stafi përgjegjës i kompanisë, të cilët i njoftuan studentët me proceset e zhvillimit të kompanisë dhe produktet që ata i ofrojnë.
Vizita filloi me një prezantim të shkurtër të një njësie të biznesit, ku studentët morën njohuri rreth produkteve që Gjirafa i ofron, duke e ndërlidhur sektorin e biznesit, kështu për të mundësuar qasje sa më të lehtë të qytetarëve në këto shërbime.
Gjatë kësaj vizite, studentët vizituan edhe njësinë e zhvillimit softuerik, ku patën rastin të shohin nga afër organizimin e brendshëm, menaxhimin e çështjeve dhe rasteve të ndryshme në softuerët e tyre, teksa u informuan edhe për Gjirafa LAB, një projekt i ri që ofron përkrahje për idetë biznesore të studentëve.