Studentja Donjeta Nikçi pjesë e “Tribuna Channel”

07/04/2017

Falë praktikave të zhvilluara dhe profesionalizimit të treguar nga ana e profesorëve, studentët e UBT-së po kualifikohen për drejtimet përkatëse, andaj po depërtojnë lehtë në tregun e punës.


Donjeta Nikçi është studente në UBT, e cila po përfundon suksesshëm studimet bachelor në fakultetin Media dhe Komunikim. Para një viti ajo ishte punësuar në televizionin “Tribuna Channel”, në Prishtinë, si dhe është e vetmja femër që aktualisht punon në anën teknike, konkretisht në regjinë e këtij televizioni.


Nikçi ka thënë se UBT është një institucion i cili ofron mundësi si për marrje të njohurive nga një personel akademik, ashtu ofron vizita me karakter studimor. Derisa, dihet tashmë, edhe diploma e UBT-së, është e njohur ndërkombëtarisht.


“Është privilegj që ende pa i mbaruar studimet themelore të gjendem në treg të punës. Pa dyshim, ndjehem krenare që para tri viteve kam zgjedhur për të studiuar në UBT, sepse synimet të cilat i pretendoj po i realizoj falë mundësive që më ka ofruar ky institucion i arsimit të lartë”, ka thënë Nikçi.


Ajo ka theksuar se zhvillimi i vizitave studimore nëpër mediume u ka ndihmuar atyre që të shohin nga afër natyrën e punës, anën teknike të mediumeve, organizimin, si dhe ndarjen e detyrave ditore nëpër redaksitë e ndryshme.


“UBT ofron kombinim të anës teorike dhe praktike, andaj studentët po dalin të përgatitur për tregun e punës. Falë studimeve e njohurive të marra, unë kam dal e përgatitur në tregun e punës”, tha ajo.


UBT ka të akredituar si nivelin Bachelor dhe atë Master të fakultetit Media dhe Komunikim, ku aftëson dhe specializon studentët në këtë drejtim.