Zena:UBT, vendi i duhur për ofrimin e edukimit profesional

07/04/2017

Ofrimi i studimit sipas standardeve cilësore ndërkombëtare, akademikë dhe ekspertë profesional,  partneritet me universitete dhe institucione të mirënjohura, infrastruktura moderne e shumë elemente tjera, ka bërë që studentët e UBT-së, të zhvillojnë karrierën e tyre në mënyrë profesionale.

 

Ish-studenti i UBT-së në Fakultetin MBE, Jeton Zena është angazhuar në kompaninë biznesore “SMART Consulting & Partners” , në cilësinë e drejtorit financiar dhe partner aksionar i shërbimeve financiare. Ai njëkohësisht është i angazhuar edhe në kompaninë e specializuar për ofrimin e shërbimeve të auditimit dhe të niveleve të tjera të sigurisë – ACA ( Audit & Consuling Associates), si senior në auditim.

 

Zena ka theksuar se njohuritë fillestare rreth standardeve ndërkombëtare të kontabilitetit dhe auditimit i ka marrë në UBT, pasi që është vendi i duhur për ofrimin e edukimit profesional.

 

“Pas studimeve në UBT,  e kisha shumë lehtë specializimin në fushën e financave dhe auditimit. Tani jam në prag të certifikimit për Auditor të certifikuar në SCAAK (Shoqata e Kontabilistëve të Certifikuar dhe Auditorëve të Kosovës) , dhe vazhdoj studimet në Universitetin ACCA në Londër për specializimin në fushën e auditimit, universitet me të cilin edhe UBT ka partneritet “, ka vlerësuar ai.

 

Tutje ai shtoi se, i është shumë mirënjohës UBT-së për korrikulën e studimeve dhe aftësimin profesional që ofron ky institucion i arsimit të lartë, dhe nuk la pa përmendur kontributin që UBT e jep për zhvillimin e tregut të punës, duke sjellë persona me cilësi të lartë, të përkushtuar për një karrierë të suksesshme.