Studentët e SHKI-së vizituan KOSTT-in

06/04/2017

Studentët e Fakultetit të Shkencave kompjuterike dhe Inxhinierisë në UBT, vizituan zyret e operatorit të sistemit, transmisionit dhe tregut KOSTT.

 

Me këtë rast, studentët nga afër u njoftuan me implementimin e linjave të telekomunikacionit nëpër Kosovë, respektivisht me mënyrën e shtrirjes se fibrit optik. ku patën mundësinë e parashtrimit të pyetjeve të ndryshme, të cilave u dhanë përgjigje profesionale stafi i KOSTT-it, duke ju mundësuar që këto njohuri t’i shprehin edhe në projektet e tyre në lëndët përkatëse.


Gjate kësaj vizite, studentët vizituan edhe katër njësitë e tjera në kuadër të KOSTT-it, përkatësisht, Qendrën Dispeçerike, laboratorin e punëtorinë, si dhe qendrën interne të telekomit.

 

Salla e pajisjeve telekomunikuese me sisteme telekomunikuese “KOSTT” është operatori i sistemit, transmisionit dhe tregut të energjisë elektrike të Kosovës, njëherësh edhe kompani publike me 100 % të aksioneve shtetërore.