Përfaqësuesit e UBT-së, pjesë e konferencës dhe ekspozitës së mbajtur në Austri
05/04/2017Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi dhe ligjëruesit në UBT, Arber Sadiki, Kujtim Elezi, Caroline Jaeger Klein dhe Thomas Dilinger, kanë marrë pjesë në konferencën dhe në ekspozitën “Modernizmi kosovar. Një abetare e arkitekturës”, të mbajtur në ambientet e Universitetit Teknik të Vjenës, në Austri.
Gjatë konferencës, rektori Hajrizi prezantoi temën më titull: “Universitetet dhe proceset transformuese”, ku tregoi për zhvillimin dhe proceset transformuese, nëpër të cilat kanëkaluar dhe po kalojnë universitetet e arsimit të lartë në Kosovë.
Konferenca dhe ekspozita që u mbajtën në Vjenë, u organizuan nga ligjëruesit e UBT-së, Caroline Jaeger Klein dhe Thomas Dilinger, temë bosht e të cilave ishte arkitektura kosovare në kohën e modernizmit.
Përveç përfaqësuesve të UBT-së, në këtë konferencë u prezantuan edhe punimet e arkitektëve të njohur kosovarë dhe ndërkombëtarë, si dhe njohës të tjerë të kësaj fushe, duke përfshirë Rudi Scehuvens, Marina Doring-Williams, Lulzim Kabashi, Bashkim Fehmiu, Ilir Gjinolli, Eliza Hoxha etj.