Studentët e gazetarisë vizituan televizionin Klan Kosova

05/04/2017

Studentët e vitit të parë të Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, vizituan televizionin Klan Kosova, me ç‘rast u pritën nga redaktori përgjegjës i emisionit “Ora e Fundit”, Shkodran Gajraku.

 

Gjatë kësaj vizite, studentët morën përgjigje nga gazetarët, redaktorët e autorët e emisioneve, për punën në televizion, sfidat, përvojat e ndryshme, dallimin nga mediumet e tjera, si dhe arritën të shohin nga afër ambientet e punës.


Ndërkaq, duke shkëmbyer përvoja dhe këshilla të frytshme me studentët, Gajraku theksoi që, vizitat nëpër mediume, janë të rëndësisë së madhe për faktin se, sipas tij, shumica e studentëve ballafaqohen me një realitet që i pret në të ardhmen.
“Aty e prekin zanatin. Pikërisht në media, kanë kontaktin e parë me profesionin. Aty, takojnë gazetarët. Duke krijuar idenë se si duket një televizion në realitet, i shohin edhe detajet më të vogla”, vlerësoi ai.

 

Në kuadër të vizitave studimore, studentët në ditët në vijim do të vizitojnë edhe mediume televizive, portale, e gazeta të tjera vendore.