Zeneli: Sikur ta ktheja kohën, përsëri do zgjedhja UBT-në për studim
08/03/2017Albina Zeneli ish-studente në Fakultetin Media dhe Komunikim në UBT është sistemuar me punë ende pa përfunduar studimet themelore. Ajo ka punuar në mediume nacionale, derisa së fundmi ka lidhur kontratë me portalin Arbresh.info.
Zeneli ka theksuar se falë UBT-së , praktikave të zhvilluara dhe profesionalizimit të treguar nga ana e profesorëve të drejtimit përkatës, ka arritur të depërtojë lehtë në tregun e punës.
“Kushtet e drejtimit Media dhe Komunikim kanë qenë në nivel të lartë që ne të dalim me shumë sukses në tregun e punës. Nëse do e ktheja kohën përsëri, do zgjedhja UBT-në”, ka thënë ajo dhe ka shtuar se UBT si institucion i nivelit të arsimit të lartë, ofron mundësi për avancimin në drejtime të caktuara, përveç që praktika të mundëson të zhvillohesh, as ofertat për punë nuk mungojnë”.
Ajo ka thënë se UBT është një institucion i cili ofron mundësi të mira për marrje të njohurive nga një personel akademik, si dhe ofron vizita me karakter studimor në universitetet dhe institucionet partnere, e diploma që janë të njohura ndërkombëtarisht.