UBT angazhohet për inovacione në teknologjinë ushqimore

01/03/2017

Nevoja për konsumimin e ushqimeve cilësore dhe të sigurta, si dhe edukimi dhe formimi profesional e shkencor, ka bërë që UBT të akreditojë drejtimin e Shkencave të Ushqimit dhe Bioteknologjisë, në të cilin aktualisht vijojnë mësimin rreth 100 studentë.

 

Në kuadër të këtij fakulteti, studentët po marrin praktikat më të mira që ofron programi, e të cilat zhvillohen në atë mënyrë saqë plotesojnë kërkesat e tregut të punës. Madje sipas përgjegjëses së drejtimit, Albnora Hoti, fakulteti synon të nxjerr të diplomuar me ide krijuese dhe inovative, të aftë për të drejtuar  sektorët e teknologjisë ushqimore, si dhe të sistemit të menaxhimit të sigurisë ushqimore.

 

“Programi është i harmonizuar me rregullat e Bashkimit Evropian, kurse fakulteti ofron mundësi transferi dhe njohje në Europë. Ofrohet bashkëpunim me Universitetin Saint Istvan dhe Corvinus University of Budapest  në Hungari si dhe me Universitetin e Vjenës”, tha Hoti.

Ajo ka thënë se në kuadër të programit zhvillohet pjesa teorike si dhe pjesa praktike në një infrastrukturë moderne, andaj inkurajon studentët që të marrin pjesë në hulumtime të drejtpërdrejta, hartim të ndonjë projekti studiues etj.

 

“Krahas pjesës akademike janë zhvilluar dhe disa vizita studimore në kompani të ndryshme në Kosovë. Njëra prej tyre është edhe vizita në kompaninë M-Sillos në Xërxë të Rahovecit. Qëllimi i vizitës ishte njohja nga afër me proceset e prodhimit në këtë kompani” theksoi Hoti duke shtuar se “studentet e këtij programi ne fund te studimeve te tyre do kenë mundësi te specializohen ne njërën prej fushave: Teknologji e Ushqimit, Nutricion dhe menaxhim me cilësinë dhe sigurinë e ushqimit”.

 

Cilësia e ushqimit, sipas raporteve të fundit, ka shënuar progres në Kosovë, por sipas gjetjeve ka ende hapësirë për përmirësim në këtë fushë. Në këtë mënyrë, UBT po kontribuon që të nxjerrë kuadro profesionale, me qëllim që të jenë faktorë ndikues që në të ardhmen në vend, që të ketë siguri të produkteve ushqimore, dhe për qytetarët evropianë të garantohet një furnizim adekuat i ushqimit.