![](https://www.ubt-uni.net/wp-content/uploads/2018/05/DCIM20172802000000000001122111-3.png)
Konkurs
28/02/2017Të nderuar,
UBT, si institucion i autorizuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, shpall konkurs për trajnimin dhe certifikimin për administratorë të Ndërtesave të Banimit në Bashkëpronësi, roundi IV.
Konkursi do të jetë i hapur nga data: 24 shkurt 2017 deri më 25 mars 2017.
Trajnimi përmban këto module: Moduli bazik i trajnimit:
Korniza ligjore për Ndërtesat në Bashkëpronësi;
Punët operative të administrimit dhe mirëmbajtjes;
Financat;
Njohuri bazike në TI.
Moduli i avancimit:
Përvoja të ndryshme të administrimit të suksesshëm;
Zhvillimet e reja në fushë (materialet, softuerët e ndryshëm dhe teknologjia për ofrimin e shërbimeve 24 orë dhe të avancuara);
Ndryshimet në legjislacionin relevant.
Mënyra e aplikimit për trajnim dhe certifikim:
Duhet të plotësohet forma standarde për aplikim dhe trajnim, që mund ta merrni në e-mailin: naim.preniqi@ubt-uni.net ose arta.jusaj@ubt-uni.net
Kopja e Letërnjoftimit;
Kopja e dokumenteve që dëshmojnë për kualifikimin profesional (CV, Diploma);
Dëshminë që nuk jeni të përndjekur ligjërisht në Republikën e Kosovës, por edhe në shtetet e tjera, në rast kur personi vjen nga një vend tjetër.
Trajnimi dhe certifikimi do të bëhet në objektin e UBT-së, në Prishtinë.
Për informata shtesë luteni të kontaktoni në e-mail: naim.preniqi@ubt-uni.net; arta.jusaj@ubt-uni.net, ose në tel: 044- 541- 400