Shtohen studentët e angazhuar në Intership
24/02/2017Është shtuar numri i studentëve të UBT-së , që janë angazhuar për intership ose punë praktike në kompani të ndryshme gjatë semestrit dimëror të këtij viti akademik. Kjo është bërë falë bashkëpunimit të mirë të UBT-së me kompanitë dhe organizatat lokale e ndërkombëtare.
Drejtori i Qendrës së Karrierës në UBT, Halil Bashota ka thënë se ky proces ka për qëllim që studentët të kenë mundësi të ndërlidhin procesin akademik me praktikën profesionale, teorinë me praktikën dhe të fillojnë të mendojnë për karrierën e tyre.
Sipas tij, UBT është institucion që do të arrijë të realizojë në përpikëri intershipin e studentëve në të gjitha programet e studimit, për të gjithë studentët që dëshirojnë të kenë karrierrë në të ardhmen.
“Çdo vit ka ngritje të numrit të internshipit si dhe numrit të kompanive me të cilët realizojmë internshipin e studentëve, si rezultat i bashkëpunimit të mirë dhe rezultateve që studentët arrijnë të marrin në UBT”, ka thënë Bashota duke shtuar se fakultetët që prijnë me internship, kryesisht janë fakultetet e akredituara në fillim, si: Arkitektura, SHKI, MBE, SI, Juridiku etj.
Ai, po ashtu ka bërë të ditur se Qendra e Karrierës në UBT shpall vazhdimisht pozita të reja të publikuara, qoftë përmes qendrës, qoftë përmes portaleve të tjera të punësimit, me të cilat njoftohen studentët.
“Studentët e kanë fazën e aplikimit, dhe pasi të kryejnë këtë fazë, ata i nënshtrohen një testi apo intervistimi, varësisht nga specifikat, përkatësisht kërkesave të industrisë”, ka thënë Bashota.
Internshipi ka për qëllim që çdo student në UBT të ketë mundësinë që të fillojë internshipin më së largu në semestrin e pestë/gjashtë të studimeve.
Studentët duhet të konsultohen me Qendrën e Orientimit në Karrierë dhe Internship për gjetjen e mundësive për një gjë të tillë.