Nesër në UBT përfaqësuesit e Kolegjit të Mbrojtjes së NATO-s

22/02/2017

Nën drejtimin e rektorit të UBT-së, prof..dr. Edmond Hajrizi dhe të presidentit të “Këshillit Atlantik të Shqipërisë”, dr. Arian Starova, nesër, e enjte 23 shkurt, duke filluar nga ora 11:00, në ambientet e UBT-së në Prishtinë mbahet  konferenca, më temë: “NATO dhe ardhmja e sigurisë euroatlantike”.

Referues do të jenë personalitetet shkencore e ushtarake, si:

Brook Smith – Windsor – zv.drejtor i Departamentit të Kërkimeve Shkencore;

Gjenerali Giorgio Battisti – Komandant i Komandës së Stërvitjes dhe Doktrinës së Ushtrisë Italiane;

 Kol. Giuseppe Morabito – ish-drejtues i Fakultetit të Lindjes së Mesme të “Kolegjit të Mbrojtjes së NATO” dhe anëtar i “Institutit për Sigurinë Botërore dhe Çështjet Ndërkombëtare” (Institute for Global Security and International Affairs, IGSDA) dhe nga “Fondacioni i Kolegjit të Mbrojtjes së NATO”-s.

Në konferencë do të marrin pjesë; Nehat Mustafa-zëvendësministër i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Daut Haradinaj- Kryetar i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral brigade Enver Cikaqi – Komandant i Komandës së Stërvitjes, etj.