Në UBT, të shtunën mbahet Konferenca për Siguri dhe Privatësi
02/02/2017Në UBT, të shtunën mbahet Konferenca për Siguri dhe Privatësi
Dita e tretë e konferencës më të madhe ndërkombëtare për siguri kibernetike dhe privatësi është planifikuar të mbahet të shtunën, më 4 shkurt, në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.
Gjatë kësaj dite do të trajtohen tema që kanë të bëjnë me sfidat dhe zgjidhjen e problemeve në fushën e sigurisë kibernetike dhe privatësisë.
Në ditën e fundit të kësaj konference, do të prezantojnë ligjërues nga universiteti Bollmburg i Pensilvanisë, përfaqësues të Facebook-ut, folës nga zyra e Ambasadës amerikane për siguri kibernetike në Washington, ekspertë të sigurisë kibernetike etj.
Rektori i UBT-së, prof. dr Edmond Hajrizi duket folur për rëndësinë e kësaj konference tha se është nder për UBT-në, që dita e tretë e konferencës për siguri dhe privatësi të mbahet në Kampusin Inovativ të UBT-së, në Lipjan.
“Mbrojtja dhe siguria e të dhënave mbetet një prej sfidave më të mëdha në epokën digjitale për të gjitha vendet e botës, prandaj organizimi i kësaj konference shërben si një thirrje për ndërgjegjësim për secilin individ dhe institucion”, theksoi Hajrizi.
Konferenca për Siguri kibernetike dhe Privatësi është rezultat i bashkëpunimit mes Qendrës për Siguri kibernetike dhe Privatësi dhe UBT-së, teksa do të mbahet për herë të dytë, si organizimi më i madh i këtij lloji në Kosovë dhe në rajon.