Studentja e Kolegjit UBT, pretendete për tu bërë pjesë e Kent State Univeristy
15/08/2016Studentja e Kolegjit UBT në fakultetin e Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinierisë, Fllanza Avdimetaj është shndërruar në pretendete për të vazhduar studimet në universitetin “Kent State University”, në SHBA. Ajo e ka arritur këtë, pas ndjekjes së programit pesë javor “English Language/Cultural Immersion Program for STEM Students”, të mbajtur në Kent State University, të SHBA-ve. Programi u ka shërbyer studentëve pjesëmarrës që të fitojnë njohuri në gjuhën angleze akademike, e cila u nevojitet atyre në studimet e nivelit master.
Studentja Avdimetaj u shpreh e kënaqur me përvojen e marrë atje dhe tha se i ka shërbyer për të zgjeruar njohuritë dhe dijen, për të parë vende të reja e për të njohur njerëz dhe kultura të ndryshme.