Rektori i Kolegjit UBT uron besimtarët për festën e Bajramit të Madh

04/07/2016

Rektori i Kolegjit UBT, prof.dr. Edmond Hajrizi, uron besimtarët myslimanë për festën e Bajramit të Madh.


“Urojmë të gjithë besimtarët e fesë islame në Kosovë dhe më gjerë, të cilët në muajin e shenjtë të Ramazanit, u lutë për paqe e barazi ndërnjerëzore”, ka thënë rektori Hajrizi, për të vazhduar me porosinë që muaji si ky “duhet t’u shërbejë njerëzve për forcimin e solidaritetit, tolerancës fetare, kombëtare, racore, gjinore dhe besimit për arritje të mirëqenies”.