Hapja solemne e Akademisë Ndërkombëtare Verore në Kolegjin UBT, të mërkurën, më 6 korrik

04/07/2016

Kolegji UBT, si institucion i arsimit të lartë privat në Kosovë, dy ditë para hapjes solemne të Akademisë Ndërkombëtare Verore (ANV), që u kushtohet ekskluzivisht studentëve, ka bërë të gjithë përgatitjet që kjo akademi të ketë mbarëvajtje, si në rrafshin e ligjëratave akademike, ashtu edhe për përgatitjet teknike dhe organizative. Kjo për faktin, sepse ANV e Kolegjit UBT pret më shumë se 500 studentë, si dhe rreth 150 profesorë vendës e ndërkombëtarë.


Po ashtu, pret ekspertë nga fusha e bizneseve, të ndërmarrjeve të suksesshme,  përfaqësues të institucioneve etj.


Hapja solemne, bëhet të mërkurën, saktësisht më 6 korrik, në Kampusin Inovativ, në Lipjan, duke filluar nga ora 18:00, ndërsa aktivitetin do ta vazhdojë deri më 15 korrik.


Madje, edhe më 16 korrik, fakultetet, si ai  Menaxhment, Biznes e Ekonomi (MBE), kanë paraparë vizita të të pranishmëve relevantë, nëpër kompani të ndryshme, që janë treguar të suksesshme në tregun e punës dhe në shërbime.


Akademia ndërkombëtare Verore e Kolegjit UBT, tashmë është tradicionale, pasi që mbahet për të pestin vjet me radhë.

 

Sivjet, kur Kolegji UBT feston edhe 15 – vjetorin e themelimit, ANV-ja do të fokusohet në 15 disiplina shkencore, në të cilat studentët do të kenë rastin të dëgjojnë dhe t’i shkëmbejnë idetë me mbi 150 profesorë dhe mysafirë të tjerë.