UBT-ja e autorizuar për trajnim dhe testim të “Android ATC”

27/05/2016

UBT-ja është kualifikuar si Qendër e autorizuar trajnuese e testuese për zhvillim të aplikacioneve mobile “Android ATC”. Ky kualifikim u mundëson studentëve të UBT-së dhe të tjerëve, për t’u trajnuar dhe për t’u pajisur me certifikime ndërkombëtare në fushën e programimit mobil “Android”.


Studentët do të mësojnë gjuhën programuese “Java” dhe aplikimin në pajisjet “Android”. UBT-ja mbetet e përkushtuar në fushën e teknologjisë së informacionit e komunikimit, me trajnime e certifikime ndërkombëtare.


“Android ATC”, si qëllim kryesor ka përhapjen e mësimit dhe të zhvillimit të aplikacioneve “Android”. Nga trajnimet, UBT-ja synon të sigurojë  certifikim të plotë dhe të integruar për Android, teksa kurset i shpërndan gjithandej botës, nëpërmjet partnerëve, që përfshijnë materialet e trajnimit, certifikatat e pjesëmarrjes dhe provimet zyrtare.