Kompania Ciao Berto punëson studentë të UBT-së
25/04/2016Kompania më e madhe në Kosovë për prodhim dhe dizajn “Ciao Berto” ka punësuar një numër të konsiderueshëm të studentëve të UBT-së.
Studentja e arkitekturës në UBT, Gentiana Demaj, e ka nisur punën në këtë kompani dy muaj më parë. Ajo thotë se rrugën e punësimit ia kanë hapur njohuritë nga UBT-ja, ndërsa shton se njohuritë praktike në “Ciao Berto” e bëjnë të ndihet mjaft komode.
“Këtu po kemi qasje të drejtpërdrejtë në prodhim dhe dizajn, ndaj shumëçka që kemi mësuar në fakultet, po e shohim konkretisht këtu”, ka thënë Demaj.
Edhe Egzona Mulliqi, studente e arkitekturës në UBT është e punësuar qe 5 muaj në ‘Ciao Berto’. Merret me punë administrative në kompani.
“Njohuritë e fituara në UBT dhe këtu në fushën e administrimit po më ndihmojnë shumë”, ka thënë Mulliqi.
Udhëheqësi i marketingut në ‘Ciao Berto’, Arbër Racaj, shprehet të jetë i kënaqur me kualitetin e punës që e bëjnë studentët.
“Punëtoret tona, të shkolluara në UBT, e njohin punën dhe po e kryejnë me përgjegjësi të lartë atë”, ka thënë Racaj.
Statistikat tregojnë se mbi 90 për qind e studentëve që kanë mbaruar studimet në UBT kanë gjetur vende të punës.
Ky është treguesi më i saktë se programet e UBT-së harmonizohen plotësisht me tregun e punës.
Punësimi i studentëve të UBT-së nga “Ciao Berto”, fakton edhe më shumë përshtatjen e programeve të UBT-së me tregun kosovar të punës.