Edhe një marrëveshje e UBT-së me një universitet amerikan
19/04/2016Në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të UBT-së, rektori i këtij institucioni të lartë arsimor në Kosovë, prof. dr. Edmond Hajrizi, ka arritur edhe një marrëveshje bashkëpunimi me një universitet amerikan.
Këtë herë, marrëveshja është arritur me universitetin e mirënjohur, Kentucky University.
Marrëveshja parasheh aktivitete të përbashkëta në fushën e hulumtimit dhe shkëmbimit të materialeve dhe publikimeve akademike.
Për më tepër, marrëveshja parasheh shkëmbim të stafit administrativ e akademik, si dhe të studentëve të studimeve në nivelet Bachelor e Master.
Si edhe disa marrëveshje të ngjashme me universitete të tjera, amerikane e evropiane, edhe kjo është arritur për 5 vjet , me mundësi vazhdimi.
Marrëveshjet e këtilla i japin rast çdo studenti të UBT-së për të studiuar në shtetet më me traditë në rrafshin edukativo-arsimor.