Studentëve të UBT-së u hapen rrugë për studim në Suedi
18/04/2016Në përpjekjet për zgjerim të partneritetit ndërkombëtar, UBT-ja, si institucion i arsimit të lartë ka arritur një marrëveshje bashkëpunimi me Universitetin Lieeaeus të e Suedisë.
Ky universitet vlerësohet ndër më prestigjiozët, jo vetëm në Suedi, por dhe në Evropë.
Marrëveshja e arritur u mundëson studentëve që t’i vazhdojnë studimet e tyre për një semestër ose 1 vit akademik, në disiplina të ndryshme shkencore.
Po ashtu, marrëveshja u mundëson studentëve të UBT-së që kanë përfunduar një cikël studimesh në UBT, që ta vazhdojnë pjesën tjetër në Universitetin Linnaeus.
Me marrëveshjen e sipërshënuar, UBT-së i mundësohet edhe ofrimi i studimeve të doktoratës në bashkëpunim me profesorë nga Universiteti Linnaeus.
Studentët e interesuar të UBT-së, më shumë informata rreth aplikimeve mund të marrin në Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare të UBT-së, numër 304, kati 3.