UBT-ja e kalon fazën e parë të akreditimit për shkolla të reja profesionale

13/04/2016

UBT-ja e ka kaluar fazën e parë të akreditimit për shkolla të reja profesionale: Asistent administrativ e Teknologjia informative dhe komunikimi.


Kompletimin e dokumenteve nga UBT-ja për akreditim e ka pohuar vetë përfaqësuesi i ekipit të Agjencisë së Kosovës për Akreditim (AKA), Avni Gashi.


“Faza e parë – kompletimi i dokumentacionit është shumë në rregull”, ka thënë ai, gjatë takimit me Rektorin e UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizin dhe me ekipin e ekspertëve të UBT-së.


Me dy ekipe,  të mërkurën, AKA-ja ka filluar fazën e dytë të procesit të akreditimit në UBT, që është vizita e ekspertëve të Autoritetit Kombëtar të Kualifikimeve për verifikimin e gjendjes faktike në përputhje me Raportin e vetëvlerësimit.

 

Autoriteti Kombëtar i Kualifikimeve është institucion publik për vlerësimin e kapaciteteve rreth ofrimit të certifikimit të kandidatëve për akreditim të shkollave profesionale.