Në kuadër të Javës së Ndërmarrësisë, studentët e UBT-së prezantuan 17 biznes-plane

23/01/2016

Mbi 65 studentët të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi të UBT-së të angazhuar në përgatitjen e biznes-planeve, në kuadër të lëndës Menaxhimi Strategjik dhe Ndërmarrësia, prezantuan sot 17 biznes-plane, në kuadër të Javës së Ndërmarrësisë.


Biznes-planet e studentëve përfshijnë tema nga më të ndryshmet, si: Kompania për riciklimin e aluminit; Fabrika për përpunimin e qumështit dhe prodhimin e djathit; Prodhimi/Përpunimi i biskotave; Kultivimi i karotës; Bujtina në Bogë “Panorama”; Prodhimi i ciderit “Logrin Hard Cider”; Internet Service Provider – ISP; Serra për kultivimin e luleve; Sistemi online i parkimit; Prodhim i qarqeve elektronike; Çerdhja për fëmijë; Mbjellja dhe kultivimi i aronisë; Kultivimi i drurit Pauloënia; Salt therapy; “Dardha”; Ngritja e fermës e të tjera.


Studentët e angazhuar në punimin e biznes-planeve janë: Vlora Belallari, Elona Miftaraj, Gentiana Qorri, Faton Mirena, Burim Kastrati, Fiona Prokshi, Rina Veliu, And Deva, Manuella Berisha, Valerina Colaj, Qëndresa Shabani, Tenzilla Luboteni, Hamide Zabeli, Arjeta Mehmeti, Edona Kullashi, Marigona Nikçi, Gent Sefa, Faton Jashari, Donjeta Gashi, Florenta Fetoshi, Jonida Xhema, Krenar Çeku, Rilind Beqaj, Agon Hysaj, Benita Syla, Mirjeta Syla, Fjolla Hisari, Flakadon Osmani,         Ejup Lahu, Nuha Hasani, Halil Berisha, Visar Maxhuni, Samir Shala, Roni Kasemi, Jeton Mullarama, Art Berisha, Imri Jezerci, Drilon Shala, Endrit Hoxha, Albin Hasaj, Driton Jashanica, Albana Popova, Arbana Prelvukaj, Egzona Morina, Granit Hajrizi, Premtim Zejnullahu, Afije Gashi, Dhurata Azemi, Xhejlane Imeri, Merita Dabinovci, Vjosa Cena, Fitim Luma, Reis Sallova, Blerim Llugiqi, Mustafë Salihu, Donat Polloshka, Gent Shkodra, Drilon Selmani, Myekked Konstantini, Lendita Kadriu, Anesa Koprani e Lumir Krasniqi.


Në ceremoninë e prezantimit të biznes-planeve morën pjesë përfaqësues të institucioneve, përfshirë, zonjën Besa Zogaj, zëvendësministre e Zhvillimit Ekonomik në Qeverinë e Republikës së Kosovës, profesorë, studentë e mysafirë të tjerë.

Rektori i UBT-së, prof. dr. Edmond Hajrizi u shpreh i kënaqur që UBT-ja çdo ditë e më shumë me nisma të ndryshme po krijon mundësi për studentët që të tregojnë dijen dhe punën e tyre hulumtuese.

“Është kënaqësi që të kemi mundësi të motivohemi nga studentët tanë. Kjo  fushë gjeneron pozitivitet, rritje, kreativitet që shkon në ndikim të zgjerimit të përgjithshëm të dijes në ndërmarrësi dhe inovacion”, u shpreh dr.Hajrizi.

Ai më tutje vazhdoi se ideja e ndërmarrësisë është që të ngritet kultura, që të ketë qasje sa më të madhe të individit, për të bërë diçka të re, një qasje e cila gjeneron rritje e zhvillim.

Ndërmarrësia është potencial i madh dhe faktori kryesor të ecim përpara, tha Hajrizi.

Ai përmendi krijimin e inkubatorit universitar që ka pasur mbështetje nga ndërkombëtarët si dhe inkubatorit virtual të Kosovës, që është i pari në vend e në rajon, një projekt që është i mbështetur nga SHBA, si dhe shumë nisma të tjera, që kanë ndikuar në ngritjen e nivelit të hulumtimit dhe punës shkencore dhe u kanë dhënë mbështetje studentëve për jetësimin e ideve të tyre.

Besa Zogaj, zëvendësministre në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik, tha se për të është shumë privilegj të jetë në këtë vend të rëndësishëm, para studentëve të dalluar që prezantojnë idetë e tyre.


Ajo shtoi se sektori privat është promotori kryesor i zhvillimit ekonomik, është shtyllë e parë e programit qeveritar 2015-2018.

Duke përmendur disa nga nismat e ekzekutivit të vendit për përkrahjen e ndërmarrësisë, ajo përmendi pakon e re fiskale, që ka ndikuar dhe janë duke u vërejtur përparësitë e të bërit biznes, si dhe fondin për garantime në vlerë 18 mijë euro, i mbështetur nga USAID dhe Komisioni Evropian, që ka për qëllim të promovojë sektorin privat dhe bizneset që udhëhiqen nga femrat dhe në zona rurale.

Dr.Ylber Limani, dekani i Fakultetit të Menaxhment, Biznesit dhe Ekonomisë, tha se Java e ndërmarrësisë, në kuadër të së cilës po bëhen prezantimet, është pasqyrimi i punës dhe dijes që kanë mbledhur studentët gjatë pesë semestrave të studimeve.

“Ky është moment që ju do ta krijoni një biznes-plan, që do të jetë një trokitje në derë të bizneseve të reja për të krijuar diçka të re”, tha dr.Limani.


Sipas tij, nuk është e lehtë që studentët të jenë ndërmarrës e për ta arritur këtë duhet të veprojnë më shpejt, të arrijnë në qëllimin që e kanë synuar këta biznesmenë të rinj.

Ndërsa, Armend Muja, ligjëruar i lëndës Menaxhimi strategjik i ndërmarrësisë, në kuadër të së cilës janë përgatitur biznes-planet, tha se për UBT-në është shumë e rëndësishme qasja strukturore si institucion dhe mbështetja e studentëve për hartimin e të gjitha planeve.

Organizimi në fushën e biznes-planeve dhe prezantimi i tyre ka qenë pikë kyçe për drejtimin e Biznesit në UBT, shtoi Muja.

Ai përmendi disa aspekte në krijimin e një biznes-plani të një studenti fillestar, duke theksuar se aspekti i parë është qasja në financa, aspekti i dytë sistemi arsimor – kontribut  që në edukimin fillor ai të mësohet të bëjë biznes, aspekti i tretë barriera e biznesit, femrat kosovare të zonjat dhe të suksesshme në biznes, si dhe aspekti i katërt, që është aspekti individual.

Z. Muja tha se në këtë lëndë çdo vit studentët me ide inovative kanë hartuar biznes-plane dhe i kanë prezantuar.

Sipas tij, Kosova ka nevojë që të ketë njohuri të reja rreth kësaj fushe, ndërsa përmendi edhe përkrahjen e Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, e cila e ka mbështetur UBT-në në realizimin e shumë projekteve të rëndësishme.


Në ceremoninë e sotme morën pjesë edhe studentët që kanë përfunduar studimet në UBT, e që tani janë ndërmarrës të suksesshëm. Një ndër ta është Florian Piraj, që ka kryer në UBT studimet në drejtimin Menaxhim i Mekatronikës dhe Inxhinieri. Ai tha se falë UBT-së dhe kushteve që i janë ofruar, ai sot është një ndërmarrës i ri, që ka krijuar një kompani, që është kompania e parë e llojit të tillë në Kosovë dhe në rajon që prodhon printerë personalë 3D. I

 

Edhe Bujar Statovci, që ka studiuar në Fakultetin e Arkitekturës, tani ka një zyrë për krijimin e ideve te reja në ndërmarrësi. Rrugëtimi i tij ka nisur me hapjen e inkubatorit të UBT-së në vitin e kaluar, ku është zgjedhur për ide inovative. Ideja e projektit ka qenë krijimi i ndërtesave të lëvizshme, që është produkt inovativ në tregun rajonal.