Studentët e UBT-së prezantojnë biznes-planet

22/01/2016

Mbi 65 studentët të Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi të UBT-së janë angazhuar në përgatitjen e biznes-planeve, në kuadër të lëndës Menaxhimi Strategjik dhe Ndërmarrësia.


Pas hulumtimeve dhe përgatitjes së biznes-planeve, studentët do t’i prezantojnë ato, në një ceremoni që organizohet në kuadër të Javës së Ndërmarrësisë, të shtunën në kampusin inovativ të UBT-së.


Biznes-planet e studentëve përfshijnë tema nga më të ndryshmet, si: Kompania për riciklimin e aluminit; Fabrika për përpunimin e qumështit dhe prodhimin e djathit; Prodhimi/Përpunimi i biskotave; Kultivimi i karotës; Bujtina në Bogë “Panorama”; Prodhimi i ciderit “Logrin Hard Cider”; Internet Service Provider – ISP; Serra për kultivimin e luleve; Sistemi online i parkimit; Prodhim i qarqeve elektronike; Çerdhja për fëmijë; Mbjellja dhe kultivimi i aronisë; Kultivimi i drurit Paulownia; Salt therapy; “Dardha”; Ngritja e fermës e të tjera.

Agjenda e prezantimeve:

Dita: E shtunë, 23.01.2016

Ora: 10:00

 

Vendi: Kampusi Inovativ i UBT-së