Në UBT u prezantua projekti Gratë në punët online
18/11/2015Në kampusin inovativ të UBT-së sot është bërë prezantimi i projektit “Gratë në punët online”.
Projekti i zhvilluar nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik e Kosovës, me përkrahjen e Bankës Botërore, do t’ju mundësojë femrave të moshës 18-34 vjeç, që janë në proces të përfundimit të studimeve ose tashmë i kanë përfunduar studimet që të jenë pjesë e trajnimit i cili ka për qëllim që të rrisë pjesëmarrjen e grave në punët online.
Programi do të zgjasë gjashtë muaj dhe synon posaçërisht përfshirjen e grave të zonave të Lipjanit dhe të Gjakovës.