Rektori Hajrizi mori pjesë në debatin për rolin e statistikave

11/11/2015

Rektori i UBT-së, prof. Dr. Edmond Hajrizi, që njëkohësisht është edhe Kryetar i Këshillit të Statistikave, mori pjesë në një diskutim rreth rëndësisë së statistikave, të organizuar nga Ambasada e Suedisë, Agjencia e Statistikave e Kosovës dhe Agjencia e Suedisë për Bashkëpunim dhe Statistika.

 

Në diskutim morën pjesë edhe Pernilla Trägårdh, drejtor i Agjencisë Ndërkombëtare Bashkëpunim dhe Statistika të Suedisë, Thomas Kjellson, nga po kjo agjenci, Isa Krasniqi, kryeshef ekzekutiv në Agjencinë e Statistikave të Kosovës, Stefan Lundgren, Drejtori i Përgjithshëm në Statistikat e Suedisë dhe diskutues të tjerë.

 

Në diskutim u trajtuan çështje të ndryshme të rolit dhe rëndësisë së statistikave në vendin tonë, me theks të veçantë në mundësinë që në këtë fushë të përfitohet nga përvoja suedeze, institucione të të cilit vend kanë ofruar ndihmën dhe përvojën e tyre të pakursyer.