Viti i ri akademik 2015/2016 nis më 9 tetor

02/10/2015

UBT, institucioni më prestigjioz i arsimit të lartë në vendin tonë, edhe sivjet është pika referente e të gjithë të rinjve e të rejave që dinë ku duhet të studiojnë për t’u bërë më të mirët.

 

Drejtimet atraktive të studimit, programet bashkëkohore, profesorët e përzgjedhur, vendorë e ndërkombëtarë, mundësitë e shumta të praktikës profesionale, bashkëpunimet ndërkombëtare, që krijojnë mundësi vazhdimi të studimeve jashtë vendit, në të gjitha nivelet, rezultatet kulminante në nivel ndërkombëtar të studentëve të UBT-së, literatura e përzgjedhur në bibliotekën më të madhe në vend, inkubatori i biznesit e shumë mundësi të tjera që ofron UBT janë dëshmi më se e mjaftueshme që ata që kanë përzgjedhur UBT-në kanë bërë zgjedhjen e duhur për studimet dhe për karrierën e tyre.

 

UBT do të mirëpresë studentët e rinj më 9 tetor 2015, me ceremoni të veçantë për secilin fakultet.

Pritja e studentëve të rinj do të bëhet në objektin qendror të UBT-së në Prishtinë.

Ceremonitë e mirëseardhjes do të organizohen sipas këtij orari:

09:45 – Fakultetet e Arkitekturës dhe të Ndërtimtarisë.

11:40 – Fakultetet: Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi,  Sistemet e Informacionit dhe Politika Publike dhe Menaxhimi

13:00 – Fakultetet: Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri, Menaxhim i  Mekatronikës dhe Inxhinieri e Energjisë 

14:30 – Fakultetet: Shkenca Politike, Juridik dhe Media dhe Komunikim

 

Ceremonia e mirëseardhjes së studentëve të rinj do të organizohen edhe në degën e UBT-së në Ferizaj. më 10 tetor, duke filluar nga ora 10:00 ne objektin e UBT-së në Ferizaj