Gonxhe Çaushi: Të jesh pjesë e UBT-së është nder dhe privilegj

27/07/2015

“Pasi që kam mbaruar shkollën e mesme të lartë, qëllimi im kishte qenë të studioja në një institut të lartë arsimor ku profesorët do të jenë të rregullt në mbarëvajtjen e ligjëratës, të kem qasje më të lehtë  në konsultimin, pra forma e komunikimit të jetë me e lehtë në mes tyre për një problem të caktuar në të cilin do të hasja gjatë studimeve të mia, numri i studentëve tëuni jetë në përputhje me klasën në mënyrë që ligjërata të jetë më e kuptueshme për të gjithë njësoj. Të gjitha këto për fillim kanë qenë si një lloj shtytës mjaft i lartë të më bëj të studioj në  UBT pasi që për mua kanë mjaft rëndësi  kushtet të cilat ofron ky institut i lartë arsimor për një studim më cilësor ku rëndësi  i jepet cilësisë e jo numrit të studentëve”, thekson Gonxhe Çaushi, e cila në UBT ka mbaruar studimet në Fakultetin për Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi dhe është duke i vazhduar studimet në nivelin master, po në UBT.

 

Duke kujtuar ngjarjet e rëndësishme nga periudha e studimeve, ajo shprehet: “Ishte momenti kur e kuptova që isha në top 10-shen e studentëve me të mirë të gjeneratës sime. Ishte një ndjenjë mjaft e mirë dhe mjaft domethënëse për mua dhe si dhe për prindërit e mi”.

 

Derisa rendit disa nga fushat e saj më të preferuara të studimit, ku hyjnë menaxhimi financiar, statistika, menaxhimi i projekteve, mikro dhe makroekonomia e të tjera, Çaushi se nga UBT ka përfituar cilësi të lartë të ligjërimit nga një kuadër mjaft i kualifikuar  kombëtar dhe ndërkombëtar.

 

Kam qenë e involvuar në forma të tjera të angazhimit. Kam qenë e ftuar për ta përfaqësuar UBT-në në Panairin e Edukimit, i cili është mbajtur vitin që e lamë pas, si dhe e kam promovuar UBT-në në qytetin tim, Mitrovicën.  Gjithë këto të japin një nder dhe privilegj të jesh kontribues për UBT-në”, shprehet më tej ajo.

Por, si i ka arritur rezultatet e larta gjatë studimeve? “Mjafton  të kesh vizion për atë se çfarë dëshiron të arrish gjatë studimeve. E gjithë kjo arrihet me një përkushtim të vazhdueshëm dhe vullnet të madh në arritjen e synimeve. Kjo nuk do të ishte e mundur pa ndihmën e profesorëve të UBT-së dhe pa mbështetjen e tyre”.