Nisi punimet Akademia verore për Arkitekturë në UBT

13/07/2015

Është zhvilluar sot në UBT ceremonia e fillimit të punës së Akademisë verore për Arkitekturë.

Akademinë e shpalli të hapur dekani dr.Lulzim Beqiri, i cili foli për rëndësinë e temave që do të trajtohen gjatë katër ditëve sa do të zgjasë kjo akademi.

 

Në ceremoninë e fillimit të Akademinë Verore për Arkitekturë ishin të pranishëm, përveç studenteve, edhe ligjëruesit e ditës së parë: Arbër Sadiki, Kujtim Elezi, Artan Behluli, Binak Beqaj, Zejnullah Rexhepi, Ajran Ivezaj, Avni Dalipi,  Merita Dalipi dhe profesorë të tjerë, të cilët filluan trajnimet veçmas për modulet: “Qyteti pa barriera”, “Dizajni i qëndrueshëm” dhe “Ridestinimi i hapësirave publike në Prishtinë”.

 

 

Akademia Verore për Arkitekturë do të zhvillojë punimet deri më 16.07.2015. Gjatë kësaj periudhe studentët, përveç projekteve grupore që do të zhvillojnë në fakultet, do të kenë edhe aktivitete në hapësirat e caktuara të qytetit, ku do të bëjnë intervenimet e tyre në kuadër të temave të lartpërmendura.