UBT vazhdon bashkëpunimin me Universitetin Linnaeus të Suedisë

13/07/2015

Në kuadër të bashkëpunimeve ndërkombëtare, me qëllim të shkëmbimit të përvojave dhe krijimit të mundësive shtesë për stafin dhe studentët, UBT ka konfirmuar vazhdimin e bashkëpunimit  me Universitetin Linnaeus të Suedisë.

 

UBT dhe Universiteti Linnaeus kanë zhvilluar një bashkëpunim shumë të frytshëm deri tash, që ka përfshirë mobilitetin e studentëve dhe të stafit, si dhe vizitat e ligjëratat e dyanshme të drejtuesve të këtyre dy institucioneve.

Sipas marrëveshjes së re, stafit të UBT-së i ofrohet mbështetje financiare për të marrë pjesë në ngritjen e kapaciteteve të tyre akademike.

 

Një nga drejtueset e Universitetit Linnaeus, Dr.Anita Mirijamdotter ka mbajtur disa cikle ligjëratash me studentët e nivelit master në drejtimin Sistemet e Informacionit në UBT