Aleksandar Xhikiq flet për dialogun dhe mediat në Akademinë verore në UBT
09/07/20159 korrik. – “Dialogu dhe mediat” është tema rreth së cilës me studentët e UBT-së diskutoi Aleksandar Xhikiq, profesor nga Mitrovica.
Diskutimi i tij u bë në kuadër të Akademisë verore të Departamentit të Medias dhe Komunikimit në UBT.
Rruga e vetme për zgjidhjen e problemeve në mënyrë paqësore mbetet dialogu. Prandaj, prof. Xhikiq theksoi se nevoja e dialogut është parësore në zgjidhjen e të gjitha problemeve, veçmas politike. Në këtë kontekst, roli i mediave, për nxitjen dhe aplikimin e marrëveshjeve të dialogut është shumë i rëndësishëm për të krijuar ambientin social të pranueshëm për aktorët e dialogimit.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të audiencës lidhur me rolin e mediave dhe dialogut sa i përket veriut të Kosovës, prof. Xhikiq theksoi se audienca ka qenë shpesh e lajthitur sa i përket qëllimeve dhe rezultateve të dialogut ngase akterët kanë dhënë deklarata kundërthënëse për realizmin e marrëveshjeve . Prandaj, ky mbetet një problem që duhet tejkaluar në të ardhmen, nëse dëshirohet që të kuptohet qartë misioni i dialoguesve.