Prof Ismet Hamiti: Mungesa e Kodit Shtetëror ka shkaktuar humbje te mëdha për Kosovën
25/06/2015Ligjërata e radhës tematike është organizuar ne UBT, në kuadër të Fakultetit të Shkencave Kompjuterike dhe Inxhinieri. Këtë ligjëratë e hapi prodekanja e Shkencave Kompjuterike, kan. PhD Krenare Pireva, duke falënderuar pjesëmarrësit dhe profesorin e nderuar z. Ismet Hamiti.
Prof Hamiti, me një përkushtim dhe eksperiencë disa dekadash, ka trajtuar temën me titullin “Qeverisja e Sektorit të Telekomit në përgjithësi, rasti i Kosovës ne veçanti”, duke hapur diskutimin me pjesëmarrës të kësaj ligjërate.
Brenda qeverisjes se sektorit te telekomit, prof Hamiti shpjegoj rëndësinë e krijimit te kushteve qeverisëse duke filluar nga politikat e sektorit, ligjet, rregullatorët, operatorët e deri te rëndësia e konsumatorëve brenda kësaj paradigme. Ku mos përpilimi i duhur, përkatësisht përpilimi i gabuar i ligjeve trashëgon pasojat te Rregullatori, Operatori e te pjesët e tjera te varura nga ligji.
Diskutimi është realizuar rreth gjendjes aktuale te Sektorit të Telekomit në Kosovë dhe rajon, problematikat që ndërlidhen nga mungesa e kodit shtetëror dhe tentativa për të privatizuar asetet fitimprurëse të Kosovës, siç është VALA.
Mungesa e kodit ka shkaktuar humbje te mëdha qoftë për shkak te përfshirjes se operatoreve të jashtëm, qoftë për shkak te pamundësisë se administrimit të trafikut të shtetit tonë. Sipas përllogaritjes se profesorit duke u bazuar ne eksperiencën e tij, mungesa e kodit shtetëror ka qenë aq e lartë, sa mund te ipet një përllogaritje e përafërt, “sa dyfishi i te gjitha ndërmarrjeve publike te privatizuara deri me tani”.
Sipas profesor Hamitit, aplikimi për kode është më i thjesht se sa qe paraqitet, pasi qe anëtarësimi ne ITU është shume më i thjeshte se sa ai në OKB, sepse kjo çështje trajtohet si çështje ekonomike, e jo politike.
Si pjesë aktive e ITU-se (International Telecommunication Union) për dy dekada të tëra, z. Ismet, shpjegoj alternativat për aplikim për kodin shtetëror direkt ne ITU, dhe procedurat e pëlqimit të anëtarësimit brenda kësaj Organizate, që këtë vite ka kremtuar 150 vjetorin e ekzistencën. Draft Aplikimi është përfunduar nga Profesor Ismeti dhe i është dërguar institucioneve tona, mirëpo mungon vullneti dhe vetëvendosja jonë për të dërguar këtë çështje përpara.
Çështja e dytë e diskutuar lidhur me privatizimin e Telekomit te Kosovës, përkatësisht VALA-se, si një aset shumë të rëndësishëm për vendin tonë, ka ngjallur debate lidhur me privatizimin apo mos privatizimin e saj. Qëndrimet e tij kundër privatizimit të Telekomit të Kosovës janë argumentuar nga ajo se privatizimi i aseteve të tilla nuk mund të jetë fitim prurës për Kosovën dhe qytetarët e saj, në situata kaotike, siç është sektori i Telekomit.
Ligjërata është përmbyllur duke konkluduar se “gjërat e brendshme të Kosovës nuk duhet diskutuar apo negociuar me të tjerët, në kuptimin e qeverisjes sepse negocimi apo diskutimi i çështjeve të brendshme të Kosovës, automatikisht rezulton në humbje për Kosovën.
Biografia
Ismet Hamiti Ka lindur ne Zaselle, komuna e Mitrovices më 20 prill 1943. Pas diplomimit në Fakultetin Elektroteknik të Zagrebit në janar të vitit 1968, karrierën e vet profesionale e filloi në PTT-në e Kosovës, ku punoi për 16 vjet rresht. Specializoi në Belgjikë dhe njohuritë e tij i zbatoi me shumë sukses në Sektorin për zhvillim të PTT të Kosovës, të cilin e themeloi dhe e udhëhoqi për shumë vjet. Përmbi 90% të asaj që ekziston sot nga infrastruktura telekomunikuese në Kosovë është planifikuar dhe është ndërtuar në vitet 70-ta kur ai ishte në krye të sektorit për zhvillim të PTTsë së Kosovës.
Në maj të vitit 2005 z. Ismet Hamiti përfundoi punën e vet aktive në ITU dhe tani punon si konsulent dhe anëtar bordi i një numri kompanish. Gjithu karrierën e vet profesionale prej përmbi katër dekadash e ka kaluar në fushën e telekomunikacionit.
Për me shume informata ju lutem vizitoni ketë link.