Aktivitete të shumta të studentëve të Shkencave Politike në UBT

18/06/2015

Studentët e Departamentit të Shkencave Politike në UBT në UBT kanë zhvilluar një varg aktivitetesh javëve të fundit.

 

Fillimisht, studentët e vitit të parë, grupi në Prishtinë dhe grupi në Ferizaj, bënë simulimin e një seance plenare të Kuvendit të Kosovës.

Më pas ata vizituan Kuvendin, ku u takuan edhe me kryetarin Kadri Veseli. Gjithashtu, përgjegjësi për marrëdhëniet me publikun në Kuvend, Musli Krasniqi, i shoqëroi në një vizitë ndërtesës dhe u shpjegoi rreth procedurës legjislative dhe punës së administratës së Kuvendit.

 

 

Më vonë, të dy grupet e studentëve zhvilluan simulimin e seancës plenare. Si fillim studentët krijuan partitë, grupet parlamentare dhe zgjodhën kryetarët e secilit grup dhe Kryetaren e  Kuvendit. Kryetaret dhe Kryetarja e Kuvendit krijuan edhe Komisionin Buxhetor. Më pas, secili student, në funksionin e një deputeti, shqyrtoi projektligjin mbi Tatimin mbi të Ardhurat Personale dhe morën pjesë në seancën plenare. Pas debatit, projektligji kaloi me gjashtë amendime shtese, me shumicë votash.