Faton Hasolli e mbrojti temën Master në MBE

16/06/2015

Kandidati Faton Hasolli e ka mbrojtur me sukses temën Master në Departamentin Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT.

 

Tema e punuar nga ai është “Analiza e Efekteve të Krizës Financiare në Menaxhimin e Riskut: Rasti i Sektorit Bankar të Kosovës” dhe atë e mbrojti para komisionit të përbërë nga Prof. Ylber Limani, mentor, Prof. Nehat Ramadani, kryetar, dhe Prof. Ardian Emini, anëtar.

 

 

Tema e Masterit mbuloi komponente të rëndësishme nga sektori bankar, me fokus të veçantë në aspektin e menaxhimit të riskut në situata të krizave financiare. Hulumtimi dhe rezultatet e dala nga ky hulumtim janë pjesë e strategjisë së hulumtimit dhe zhvillimit të fakultetit MBE dhe e arritur e madhe e kandidatit Faton Hasolli, i cili tashmë gëzon titullin Master i Arteve në MBE.