Studentë të UBT-së biseduan me kryeparlamentarin
12/06/201511 qershor. – Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, takoi sot në kabinetin e tij një grup studentësh të Shkencave Politike të UBT-së.
Kryetari i njohu studentët me punën dhe mënyrën e funksionimit të Kuvendit, rolet dhe funksionet e tij, duke potencuar njëkohësisht, edhe detyrat e obligimet që dalin para deputetëve dhe Kuvendit në përgjithësi, kundruall qytetarëve, njofton kumtesa nga Kuvendi.
Kryetari Veseli u përgjigj edhe në interesimet e studentëve përkitazi me angazhimet dhe përgjegjësitë e tij në krye të Kuvendit të Kosovës, por edhe për zhvillimet nëpër të cilat po kalon vendi ynë.( http://www.kuvendikosoves.org)