Ligjëruesit në UBT vizituan kompaninë “Graphisoft” në Budapest

31/05/2015

Ligjëruesit në UBT, Petrit Ahmeti dhe Ferhat Bejtullahu, gjatë një qëndrimi në Hungari, zhvilluan një vizitë në parkun e kompanisë “Graphisoft”, me seli në Budapest.

 

“Graphisoft” është kompania që krijoi softuerin Archicad, i cili sot shfrytëzohet nga një numër i madh i arkitektëve në botë.

 Ligjëruesit në UBT vizituan kompaninë “Graphisoft” në Budapest

Profesorët Ahmeti e Bejtullahu, gjatë kësaj vizite, diskutuan me drejtuesit e kompanisë, si dhe u njohën me gjithë aktivitetin që zhvillon kompania. Ata gjithashtu diskutuan mundësitë e bashkëpunimit, sidomos në shkëmbimin e përvojave në fushën e Arkitekturës, në të cilën UBT ka një përvojë të çmueshme dhe rezultate të vlerësuara edhe në arenën ndërkombëtare.