Në Javën e Shkencës: UBT vend i hulumtimit dhe i shkencës

13/05/2015

Java e Shkencës është një manifestim që mbledh studiues e hulumtues fushash të ndryshme për të diskutuar tema me interes nga fusha e shkencës dhe e hulumtimit. Motoja e këtij manifestimi është nxitja dhe motivimi i shkencëtarëve të rinj për të bërë sa më shumë hulumtime.

 

Në këtë plan, UBT, si një institucion prijatar në fushën e arsimit të lartë privat në vend, ka me çka të mburret, ka çfarë të tregojë lidhur me të arriturat në fushën e shkencës dhe të hulumtimit, me theks të veçantë me përkrahjen e stafit akademik dhe studentëve në publikime, hulumtime shkencore, pastaj në krijimin e kushteve për studimeve të doktoratës jashtë vendit, me organizimin e konferencave shkencore me karakter ndërkombëtar e sidomos me krijimin e qendrave të kompetencës, në të cilat kujdes primar i kushtohet hulumtimit dhe inovacionit.

 

Profesorë të shumtë të UBT-së janë pjesë e revistave shkencore ndërkombëtare, me projektet e tyre hulumtuese. Ata, po kështu, janë autorë librash shkencorë nga fusha të ndryshme, të shkruara si rezultat i punës hulumtuese të mësimdhënësve.

Studentët po kështu janë pjesë e rëndësishme e hulumtimit dhe projekteve të ndryshme shkencore, të punuar në kuadër të angazhimit në lëndë të veçanta po në kuadër të projekteve të përkrahura nga UBT dhe nga institucionet partnere.