UBT tani pjesë edhe e CEEEPUS-it

06/05/2015

UBT vazhdon edhe më tej të jetë prijatare në anëtarësimin në institucionet ndërkombëtare, që krijojnë mundësi për sigurimin e bursave për studentët dhe shumë mundësi të tjera përparimi në karrierë.

 

Në këtë vazhdë, UBT është bërë pjesë e projektit CEEEPUS (“Central European Exchange Program for University Studies”). 

 

CEEEPUS përfshin vendet e Evropës Qendrore dhe Evropës Juglindore dhe është një rrjet universitar që ofron programe dhe diploma të përbashkëta për studentët e institucioneve anëtare.

UBT është pjesë e këtij rrjeti me tri programe për mobilitet të studentëve, duke u bërë institucioni i parë privat i arsimit të lartë në Kosovë që e ofron këtë mundësi për studentët e tij.

 

Duke u bërë pjesë e CEEEPUS-it, UBT bëhet institucion që është pjesë e të gjitha rrjeteve universitare dhe mekanizmave të tjerë ndërkombëtarë që ofrojnë mobilitet për studentët dhe stafin, duke hapur perspektiva të qarta për studentët që të bëhen pjesë e institucioneve ndërkombëtare akademike dhe të përfitojnë nga përvojat akademike në universitetet më të njohura në Evropë e më gjerë.