Studentë të UBT-së vizituan portalin “www.indeksonline.net”

04/05/2015

Studentë të UBT-së vizituan portalin “www.indeksonline.net”

 

Studentë të vitit të parë të fakultetit Media dhe Komunikim të UBT-së vizituan redaksinë e njërit nga portalet më të klikuar në Kosovë “indeksonline.net”.

Ata panë nga afër punën e kësaj redaksie lajmesh online dhe biseduan për natyrën e punës së një gazetari që punën në një portal, siç është “indeksonline”.

 

Kryeredaktori Besnik Batusha i njoftoi studentët e UBT-së me numrin e punëtorëve që ka ky medium, teknologjinë që ata përdorin dhe angazhimet e gazetarëve nga përgatitja e lajmit deri te postimi i tij në faqen e mediumit. 

 

Batusha tha se “indeksonline.net” brenda 24 orëve klikohet rreth 500 mijë herë, ndërsa karakteristikë e kësaj është se klikimet kryesisht vijnë nga telefonat “e mençur” ose smartphone. 

Studentët e fakultetit Media dhe Komunikim të UBT-së bënë pyetje të ndryshme që ndërlidheshin me profesionin e gazetarit dhe funksionimit në përgjithësi të një medie online, siç është www.indeksonline.net.