UBT mbështet Agjencionin Shtetëror për Mbrojtjen e të Dhënave Personale në fushatën informuese për mbrojtjen e të dhënave personale në Kosovë.

06/11/2014

Në kuadër të kësaj fushate ASHMDHP së bashku me partnerët mbështetës së këtij projekti do të organizojë aktivitete të ndryshme promovuese, tryeza të rrumbullakta me shoqërinë civile, mediat, trajnime për të rinjtë e 20 komunave nga e gjithë Kosova  si dhe me zyrtarë për mbrojtjen e të dhënave personale.

Me anë të kësaj iniciative synohet të rritet ndërgjegjësimi i qytetarëve për mbrojtjen e të dhënave personale, e drejtë që iu garantohet dhe me Kushtetutë.

 

UBT ka nënshkruar dhe një marrëveshje bashkëpunimi  me ASHMDHP në qershor të këtij viti duke i mundësuar këtij agjencioni ofrimin e kuadrove të specializuar, projekte hulumtuese dhe zhvilluese në fushën e e mbrojtjes të të dhënave personale.

 

UBT do të mbështes këtë fushatë me anë të ekspertëve,  punimeve shkencore si dhe do të mundësojë bursa për studentë. 

 

Në Kosovë, UBT është i vetmi institucion i arsimit të lartë i akredituar në Fushën e Sistemeve  të Informacionit në Sigurinë e Informacionit dhe Privatësinë.