
Rektori Hajrizi folës kryesor në Konferencën Ndërkombëtare për Sistemet Biomjekësore dhe Inteligjente në Universitetin e Bolonjës
24/04/2025Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me ftesë nga organizatorët, ishte folës kryesor në Konferencën e 4-t Ndërkombëtare për Sistemet Biomjekësore dhe Inteligjente (IC-BIS 2025), e cila u mbajt në Spitalin e Mjekësisë “Aula Viola”, pranë Universitetit të Bolonjës, në Itali.
Kjo konferencë mblodhi së bashku ekspertë nga fusha të ndryshme të shkencës, teknologjisë, mjekësisë dhe industrisë, për të diskutuar zhvillimet më të fundit në fushën e inovacionit dhe integrimit të inteligjencës artificiale në biomjekësi.
Rektori Hajrizi prezantoi konceptin vizionar të ekosistemit të UBT Smart City, si një model gjithëpërfshirës që ndërthur arsimin, kërkimin shkencor, inovacionin dhe zhvillimin ekonomik.
Ai theksoi se UBT, përmes departamenteve të brendshme dhe qendrave të specializuara, është angazhuar fuqishëm për të nxitur zhvillimin, me shembuj konkret të edukimit, shkencës dhe inovacioneve në fushën e mjekësisë, sistemeve inteligjente, biomjekësisë, farmacisë dhe mikrobiologjisë.