
Sukses që nis në UBT: Leola, Erona dhe Valentina, studentet e punësuara në KAT Consulting
24/04/2025Programi Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi në UBT, po dëshmon çdo ditë ndërlidhjen e fuqishme me industrinë dhe tregun e punës, përmes historive të suksesit të studentëve që po e shndërrojnë njohurinë në karrierë. Një shembull i tillë janë tri studentet e talentuara dhe të përkushtuara: Leola Bytyqi, Erona Braimi dhe Valentina Kadriu, të cilat tashmë janë pjesë e kompanisë KAT Consulting, që ofron shërbime të avancuara të kontabilitetit dhe trajnime profesionale në këtë fushë.
Leola Bytyqi, ka zgjedhur të vazhdojë rrugëtimin akademik në studimet master po në UBT, duke dëshmuar besimin e saj në cilësinë e arsimit që ky institucion ofron. Puna e saj aktuale në KAT Consulting është dëshmi se përkushtimi shpërblehet me mundësi të mëdha.
Erona Braimi, po ashtu e diplomuar nga UBT Ferizaj, ka përfunduar studimet bachelor në UBT dhe shumë shpejt ka gjetur vendin e saj në një ambient profesional siç është KAT Consulting. Ajo kontribuon aktivisht në fushën e kontabilitetit dhe vazhdon të zhvillohet profesionalisht përmes praktikës dhe trajnimeve që kompania ofron.
Valentina Kadriu, megjithëse ende studente në vitin e dytë, tashmë është bërë pjesë e stafit të KAT Consulting. Ajo është një dëshmi se edhe gjatë studimeve, studentët e UBT-së mund të shfrytëzojnë mundësitë për punësim dhe përfshirje aktive në profesion, falë përgatitjes së mirë akademike dhe bashkëpunimeve të universitetit me industrinë.
Suksesi i këtyre tri vajzave është një shembull frymëzues për studentët e tjerë dhe një dëshmi konkrete e përkushtimit të UBT-së për t’i përgatitur të rinjtë për tregun e punës. Me një kurrikulë bashkëkohore, staf akademik cilësor dhe partneritete me kompani vendore e ndërkombëtare, UBT po formon gjeneratën e re të profesionistëve që nuk i mungojnë as teorisë e as praktikës.