
UBT organizon “International Staff Week” – Një javë akademike dhe kulturore me pjesëmarrës nga e gjithë bota
02/04/2025Nga 5 deri më 9 maj 2025, UBT do të mirëpresë profesorë, ekspertë dhe profesionistë nga e gjithë bota në një nga ngjarjet më të rëndësishme akademike dhe kulturore të vitit – UBT International Staff Week.
Ky event unik synon të krijojë një platformë për shkëmbimin e njohurive, përvojave dhe praktikave më të mira ndërkombëtare në fushën e arsimit të lartë dhe inovacionit. Përgjatë pesë ditëve, pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të angazhohen në:
- Ligjërata inspiruese nga profesorë dhe ekspertë ndërkombëtarë
- Punëtori praktike për zhvillimin e aftësive profesionale dhe akademike
- Rrjetëzim global, duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi akademik dhe profesional
- Sesione interaktive me profesorë dhe profesionistë të njohur nga universitetet më prestigjioze
UBT International Staff Week është një mundësi e shkëlqyer për të eksploruar ide të reja, për të ndërtuar partneritete të rëndësishme dhe për të qenë pjesë e një komuniteti akademik global.