Studentët e Arkitekturës në UBT organizuan vizitë studimore në Stamboll të Turqisë
15/05/2014Mbi i 60 studentët të Fakultetit të Arkitekturës në UBT, gjatë këtyre ditëve organizuan vizitë një javorë në Stamboll të Turqisë. Këtij organizmi studimor përveç studentëve ju bashkëngjiten edhe disa nga anëtarët e stafi akademik që ka ky Fakultet.
Studentët gjatë vizitës në Turqi kanë vizituar Panairin Ndërkombëtar të Materialeve, Muzeun Modern të Stambollit, Muzeun Arkeologjik , Milenium Shoping Center -(Akuarium), kalim me anije nëpër Bosfor, etj, dhe vizita e ligjërata të përbashkëta nëpër universitete të ndryshme me të cilat UBT ka marrëveshje bashkëpunimi ndërinstitucional, si në Universitetin “Mimar Sinan”, në Universitetin “Kadir Has”.
Përveç vizitës të cekura si më lartë, studentët ndoqën edhe Workshopi-in ndërkombëtar me studentët e Universitetit “Mimar Sinanit”, nga fusha e urbanizmit. Ky workshop ka përfunduar me prezantimet e studentëve dhe ndarjen e certifikatave të pjesëmarrjes.
Po ashtu studentët tanë ndoqën ligjërata tek profesorët e këtyre universiteteve të shtetit turk, dhe ligjëratë nga dekani i Fakultetit të Arkitekturës në UBT, dr. Binak Beqaj, me tematikë “Transformimi urban i qyteteve ne vendet e Evropës Juglindore”.
“Njohurit që i kemi marrë gjatë studimeve për objektet nëpër lëndë të ndryshme na u dha rasti t’i shohim drejtpërsëdrejti, si vizita në objektin Muzeun Modern të Stambollit, Muzeun Arkeologjik, poashtu qytetin e Stambollit, mënyra se si objektet i kanë mbijetuar kohës të bënë shumë përshtypje”, tha studentja Nexhmije Nuza.