
UBT shënon Ditën e Pranverës me mbjelljen e luleve dhe drunjve
21/03/2025Në fillim të stinës së pranverës, UBT organizoi një aktivitet të veçantë për të shënuar Ditën e Pranverës. Studentët, nxënësit e Shkollave të Mesme dhe Fillore të UBT-së, si dhe stafi akademik dhe bashkëpunëtorët, morën pjesë në mbjelljen e drunjve dhe luleve në oborrin e kampusit të UBT-së. Ky aktivitet ka si qëllim gjelbërimin e hapësirave dhe promovimin e angazhimit për një mjedis të pastër dhe të qëndrueshëm.
Kjo ngjarje u zhvillua në një atmosferë të ngrohtë bashkëpunimi, ku çdo pjesëmarrës kontribuoi në krijimin e një ambienti më të bukur dhe më të shëndetshëm. Profesori i UBT-së, Dr. Nexhat Balaj, theksoi rëndësinë e kësaj dite për natyrën dhe u shpreh se 21 marsi është një moment kyç për ekuilibrin e natyrës, dhe përkushtimi ynë për mbrojtjen dhe ruajtjen e mjedisit është thelbësor për një të ardhme më të gjelbër dhe më të qëndrueshme.
Ky aktivitet ka të bëjë me ngritjen e vetëdijes për ruajtjen e mjedisit dhe ka shërbyer si një hap i rëndësishëm për të sjellë ndryshime pozitive në komunitet.