
Diskutim i hapur mbi Kushtetutën e Kosovës: Një model i Demokracisë dhe Pjesëmarrjes – Perspektiva nga Christopher Hyland”
17/03/2025Kemi kënaqësinë t’ju njoftojmë se nesër, më 18 mars 2025, do të organizohet një diskutim i hapur mbi temën ” Kosovo’s Constitution: A Model of Democracy and Inclusivity – Insights by Christofer Hyland”.
Ky aktivitet do të zhvillohet në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së në Lipjan, duke filluar nga ora 15:00, dhe do të jetë një mundësi e jashtëzakonshme për studentët dhe stafin akademik të angazhohen në një bisedë të drejtpërdrejtë me figurën e shquar të Christopher Hyland.
Bashkëpunëtori i afërt i ish-presidentit amerikan Bill Clinton, Christopher Hyland, ka dhënë mbështetje të padiskutueshme aspiratës së kombit shqiptar për liri, pavarësi dhe dinjitet kombëtar. Ai ka qenë një nga figurat kyçe në forcimin e lidhjeve mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Angazhimi i tij i palodhshëm ka kontribuar në ndërtimin e miqësisë të përhershme mes dy vendeve, miqësi që kulmoi më vonë me ndërhyrjen e NATO-s për lirinë e Kosovës – një moment historik që ishte i pamundur pa mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ju mirëpresim!